Filloi implementimi i Projektit “Parandalimi i sëmundjeve të varësisë”
Më 05 tetor në Kavadar dhe më 06.10.2017 në Shtip u mbajtën punëtori të udhëzimit për fillimin e Projektit “Parandalimi i sëmundjeve të varësisë”, mbështetur nga Kisha e Jezu Krishtit dhe shenjtorët e ditëve të mëvonshme. Organizatat komunale të Kryqit të kuq të Berovës, Dellçevës, Vinicës, Radovishit, Shtipit, Kërçovës, Krushevës, Prilepit, Negotinës dhe Kavadarit do të bëjnë implementimin e Projektit përmes të cilit do të bëhen përpjekje për të ngritur vetëdijen tek të rinjtë për sëmundjet që shkaktojnë varësi. Fokus i veçantë do t’i jepet parandalimit të nikotinizmit, alkoolizmit dhe drogave. Gjatë muajit nëntor, edukatorët e bashkëmoshatarëve të trajnuar në mënyrë speciale do të zbatojnë punëtori në shkolla fillore dhe të mesme.