7 Maj, 2021

Fjalim me rastin e 8 Majit – Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të kryetarit të Kryqit të Kuq të RMV, prof.d-r. Romel Velev

Të nderuar qytetarë, vullnetarë mediatik, donatorë, partnerë, zonja dhe zotërinj.

Është një kënaqësi e madhe për mua t’ju drejtohem me rastin e Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 8 Maj.

Çdo vit në Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ne festojmë 8 Majin, Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, për nder të Henri Dunant, themeluesit të Lëvizjes sonë. Në këtë ditë në të gjithë botën, shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq përmes aktiviteteve të përshtatshme ngrisin vetëdijen për rëndësinë e parimeve dhe vlerave tona themelore dhe organizojnë aktivitete të ndryshme për të tërhequr anëtarë të rinj dhe vullnetarë në Lëvizje dhe t’u japin mirënjohje dhe falënderime partnerëve tanë për mbështetjen që ato sigurojnë për Kryqin e Kuq / Gjysmëhënën e Kuqe.

Gjithashtu në periudhën nga 8-15 Maj, në mënyrë tradicionale shënojmë Javën e Kryqit të Kuq të RMV me aktivitete të përshtatshme në të gjithë shtetin.

Me kalimin e viteve, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është rritur në një organizatë moderne neutrale dhe të pavarur që jep një kontribut të veçantë në promovimin e kushteve përparimtare sociale – humanitare dhe shëndetësore të kategorive të ndryshme të popullsisë në vend. Shoqata jonë kombëtare gjithashtu jep një kontribut të veçantë në kryerjen e rolit ndihmës të autoriteteve në vend, kryesisht në fushën e sigurimit të ndihmës dhe mbështetjes për popullatën e prekur nga katastrofat natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu. Por theksi i aktiviteteve tona gjatë vitit të kaluar ka qenë në trajtimin e pasojave të pandemisë globale të shkaktuar nga KOVID-19.

Këtë vit, 8 maj, Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Lëvizje shënohet nën moton: Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe 2021: #TëPandalshëm

Në vitin 2020, çdo i 12-ti  njeri në botë mori një mbështetje nga Kryqi i Kuq / Gjysmëhëna e Kuqe – qoftë personalisht në formën e mbështetjes psikologjike ose materiale ose ndihmë tjetër ose udhëzimi ose informacioni online në platformat e mbrojtjes sociale KOVID-19. Vendosmëria për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve në komunitetet tona ishte vërtet befasuese. Me të vërtetë na bën TË PANDALSHËM!

Jam i kënaqur që sot do të flasim dhe do të shohim përmbajtje nga aktivitetet e organizatave tona komunale të Kryqit të Kuq që kanë punuar me zell gjatë vitit të kaluar dhe që kanë bërë një ndryshim pozitiv në komunitetet.

Kontributi juaj është thelbësor për përmirësimin e mirëqenies së grupeve të cenueshme dhe forcimin e qëndrueshmërisë së komuniteteve. Ne jemi shumë krenarë për ju.

Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe përsëri merrni urimet më të sinqerta me rastin e 8 Marsit, Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

 

< kthehu mbrapa