Fushata me rastin e “Javës së luftës kundër urisë”
Sipas statistikave të fundit mbi varfërinë në botë, afërsisht 9.2% e popullsisë globale ose rreth 700 milionë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme. Në vendin tonë, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në vitin 2020, shkalla e të varfërve është 28.1%. 451.900 njerëz jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit merr pjesë në aksionet globale për luftimin e urisë duke organizuar fushatën “Mendoni për ne”, e cila do të realizohet nga 16 deri më 22 tetor përmes organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit. Me këtë fushatë, si me shumë aktivitete të tjera humanitare, Kryqi i Kuq kontribuon në përpjekjet e përgjithshme të ndërmarra në vend për uljen e varfërisë dhe përjashtimit social të qytetarëve.
Në kuadër të fushatës organizohen aksione humanitare për dhënie donacionesh në para dhe ushqime në bashkëpunim me Odat ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim dhe përkrahje të kompanive, me institucione arsimore, shoqata të qytetarëve dhe qytetarëve.
Donacionet mund të paguhen në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq në RMV 300000001327966 Numri tatimor: 4030984271620 AD Komercijalna banka Shkup, si dhe 100 denarë përmes numrave të telefonit cellular A1 dhe Telekom Maqedonia: 143 400
Fondet e dhuruara nga aksionet humanitare do të synojnë sigurimin e ushqimit për të ndihmuar grupet vulnerabël të popullsisë në komunitetet e vendit.