Informacion për zbatimin e punëtorive supervizore (mbikqyrëse) për fuqi dhe aftësi për menaxhim me stresin për të punësuarit dhe vullnetarët pranë KKRVM-së
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit për mbështetjen e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përgjigje emergjente ndaj pandemisë KOVID-19, mbështetur nga IFRC, në periudhën prej 17.12-21.12.2020 do të mbajë 5 mbikëqyrje grupore (on-line) punëtori për forcimin e fuqive dhe aftësive të menaxhimit të stresit. Punëtoritë e mbikëqyrjes janë të destinuara për punonjësit dhe vullnetarët e KKRVM në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre mendor dhe të parandalojnë sindromën e djegies si në situata krize ashtu edhe në kohë paqeje.
Punëtoritë do të drejtohen nga Natka Paçoska – Specialiste në Psikologjinë Mjekësore – Psikoterapist dhe Prof. Dr. Dragana Batiq, Psikologe – psikoterapiste. Gjatë muajit janar 2021, është planifikuar të zhvillohen edhe 5 punëtori mbikëqyrëse dhe kështu të forcohen kapacitetet në fushën e shëndetit mendor të 100 punonjësve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.