Janë grumbulluar 27.909.130 denarë për popullsinë e lënduar dhe të prekur nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri
Deri më datën 14.02.2023, nëpërmjet linjave telefonike të donatorëve dhe Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV, janë paguar gjithsej 27.909.130 denarë.
Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë ndihmë në të holla në:
– Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Banka Komerciale, duke shënuar: ndihmë për popullsinë e Turqisë dhe Sirisë.
– Gjithashtu mund të dhuroni 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Telekomit të Maqedonisë dhe A1.
– Për dhurimin e mjeteve në valutë të huaj:
NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228
Përveç ndihmës financiare, personat juridikë dhe fizikë, mund të dhurojnë edhe të mira materiale sipas listës së bashkëngjitur të nevojave për të ndihmuar popullsinë e prekur, udhëzuar nga Shteti turk dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke:
- Tenda familjare dimërore
- Batanije
- Ngrohje elektrike/gaz
- Mushama për në tokë
- Mushama dimërore
- Thasë për fjetje
- Karrige çmontuese (e cila shndërrohet në shtrat)
- Shtretër që palosen
- Fener me mbushje diellore
- Komplete kuzhine
Është e detyrueshme që të gjithë artikujt e dhuruar të jenë të rinj, përparësi t’u jepet tendave familjare dimërore, mushamave, thasëve për fjetje, batanijeve.