Janë realizuar trajnime rifreskuese për ligjërues dhe demonstratorë për ndihmë të parë
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15.11.2024 realizoi trajnime rifreskuese për ligjerues dhe demonstratorë të kurseve për ndihmë të parë për vozitës dhe organizata pune. Në trajnim morrën pjesë gjithsej 11 edukatorë nga 8 OKKK (OKKK Negotinë, OKKK S. Nikole, OKKK Shtip, OKKK Strugë, OKKK Ohër, OKKK Krushevë, OKKK Resnje dhe OKKK Prilep) dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit.
Me këto trajnime Kryqi i Kuq i RMV ka për qëllim t’i rifreskojë dituritë e ligjeruesve dhe demonstratorëve për ndihmë të parë dhe njëkohësisht t’i njohë të gjitha risitë dhe aktualitzetet nga fusha e ndihmës së parë në periudhën e tre viteve të fundit.