4 Dhjetor, 2017

Java e luftës kundër tregtisë me njerëz

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, si anëtar i Sekretariatit të Komisionit Nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal, jep kontribut aktiv në luftën kundër tregtisë me njerëz – që është një problem global dhe reflektohet edhe në Maqedoni.

Në këtë drejtim, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë edhe sivjet, nga 2 deri më 9 dhjetor, përfshihet në shënimin e Javës së luftës kundër tregtisë me njerëz duke organizuar aktivitete parandaluese përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të kuq – Gazi Babë, Kisella Vodë, Karposh, Ohër, Prilep, Resnjë, Strugë, Sveti Nikole, Makedonski Brod, Veles, Krushevë, Dibër dhe Vallandovë. Organizata komunale e Kryqit të kuq – Qendër, do të organizojë trajnim për edukim moshatarësh të të rinjve, të cilët pas edukimit do të angazhohen për të mbajtur leksione në shkollat e mesme dhe fillore në territorin e Komunës Qendër.

Me këtë rast do të organizohen gjithsej 25 punëtori për edukim moshatarësh të të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme, dhe të vullnetarëve të Klubeve të të rinjve të Kryqit të kuq. Në aktivitetet parandaluese do të përfshihen gjithsej mbi 620 nxënës. Leksionet parandaluese kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjes së të rinjve, njohjen e mënyrave përmes së cilave të rinjtë mund të jenë përfshirë në tregtinë me njerëz dhe vetëmbrojtja e tyre.

< kthehu mbrapa