Java për kujdesin e personave të moshuar
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë këtë vit “Java e kujdesit për personat e moshuar” shënohet prej 21 deri më 28 nëntor nën moton: “Të gjithë jemi fëmijët e tyre”. Qëllimi për shënimin e javës është që të ngritet vetëdija e popullatës për të drejtat e personave të moshuar, si dhe kujdesi i nevojshëm dhe ndihma për personat e moshuar.
Në kuadër të Javës organizohet aksion për matje pa pagesë të sheqerit në gjak dhe shtypjen e gjakut për 2000 persona të moshuar, për çka EVN Maqedoni siguroi përkrahje. Nëpërmjet organizatave komunale të Kryqit të kuq dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit me rastin e javës organizohen aktivitete humanitare (punëtori edukative, kreative me personat e moshuar, vizitë të personave të moshuar në shtëpitë e tyre, kontrollime pa pagesë etj, vizita në shtëpitë për persona të moshuar, shtëpitë e pensionistëve etj.). në nivel lokal aktivitetet implementohen në bashkëpunim me shoqatat komunale të pensionistëve me të cilat Kryqi i kuq vazhdimisht realizon bashkëpunim, si dhe me qendrat për punë sociale dhe shoqatat e qytetarëve.
Aktivitetet për ngritjen e vetëdijes së popullatës për të drejtat dhe kujdesin e nevojshëm dhe ndihmë për personat e moshuar realizohen në bashkëpunim dhe përkrahje të qytetit të Shkupit, EVN Maqedoni, Fondacioni Albiz, Komuna gazi Babë, Komuna Kriva Pallankë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Kryqi i kuq i Austrisë, si dhe në bashkëpunim me Lidhjen e shoqatave të pensionistëve të RM-së.
Kryqi i kuq me përkrahje të Kryqit të kuq të Austrisë, prej vitit 2011 deri sot e implementon projektin për kujdesin e personave të moshuar në kushte shtëpiake. Në vitin 2012 me përkrahjen e qytetit të Shkupit janë hapur 2 qendra ditore për persona të moshuar dhe qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake që funksionojnë nëpërmjet Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit. Në vitin 2014 është hapur edhe një qendër ditore në bashkëpunim me Komunën Gazi Babë, nëpërmjet të cilit implementohen aktivitete nga ana e organizatës komunale të Kryqit të kuq gazi Babë. Prej vitit 2013 deri sot aktivitetet projektuese për kujdesin e personave të moshuar në kushte shtëpiake janë përkrahur edhe nga ana e EVN Maqedoni. Në vitin 2014 me përkrahjen e fondacionit Albiz është hapur qendër ditore edhe në Saraj. Me aktivitetet për ndihmë në kushte shtëpiake janë përfshirë gjithsej 400 persona të moshuar që implementohen nëpërmjet Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të kuq Veles, Kriva Pallankë, Kërçovë, Dibër dhe Strugë. Janë kyçur gjithsej 65 vullnetarë të Kryqit të kuq që sigurojnë përkrahje psiko – sociale, dhe gjithsej 65 motra medicinale të cilat ofrojnë shërbime mjekësore për personat e moshuar në kushte shtëpiake.
Kët vit në kuadër të Projektit rajonal “Ndërmerr aksion për inkluzion social të personave të moshuar”, financuar nga Bashkimi evropian, Kryqi i kuq i RM-së në partneritet me Humanost, formoi rrjet të organizatave qytetare – InkluzivaM për kyçje sociale të personave të moshuar. Gjithsej 9 organizata qytetare do të veprojnë së bashku që të rritet vetëdija e publikut dhe rrjedhimisht të ndikohet në proceset e sjelljes së vendimeve për kyçje sociale të personave të moshuar në vend.