Kampi veror i të rinjve
Në periudhën prej 18 deri më 24 korrik 2024, në Strugë u organizua kampi veror kombëtar i të rinjve “100% Kryqi i Kuq” nga Rinia e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në të morën pjesë përfaqësues nga 31 klube të të rinjve nga territori i RMV-së.
Qëllimi i kampit ishte forcimi i kapaciteteve të strukturave drejtuese të sapozgjedhura në Klubet e Rinisë. Nëpërmjet një sërë trajnimesh dhe punëtorish, të rinjtë fituan njohuri dhe aftësi për organizimin e të rinjve në klubet e tyre, mbajtjen e takimeve, krijimin e aktiviteteve, transmetimin efektiv të informacionit, njohjen më të mirë të strukturës dhe aktiviteteve të shoqatës kombëtare, paraqitjen e iniciativave në lokale dhe në nivel kombëtar, njohja me dokumentet përkatëse që rregullojnë punën e të rinjve brenda Lëvizjes dhe Shoqatës Kombëtare.
Kampi rinor përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të gjithë të rinjtë për të fituar aftësi, për të fituar motivim të jashtëzakonshëm për punë dhe natyrisht në të gjithë procesin për të fituar miqësi dhe kujtime që ia vlen të kujtohen.