13 Prill, 2018

“Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme”

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë me moton: “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme”, nga 16 deri më 22 prill të vitit 2018, shënon “Javën e Solidaritetit” tradicionale me aktivitete të përshtatshme. Brenda Javës, Kryqi i Kuq organizon një Aksion grumbullimi për të nxitur një ndjenjë të humanizmit, reciprocitetit dhe solidaritetit midis qytetarëve, veçanërisht tek gjenerata e re për ndihmë dhe përkrahje reciproke, si dhe për të ofruar ndihmë adekuate për kategoritë më të lëndueshme të popullsisë.

Në këtë aksion mund të dhurohen ushqime, rroba, këpucë, mjete higjienike dhe ato mund të dorëzohen në organizatat komunale të Kryqit të Kuq.

Qytetarët dhe kompanitë mund të dhurojnë edhe para:

  • Duke thirrur numrat e telefonit celular – donacion prej 100,00 denarë: 070/075/077 143 400  
  • Duke paguar donacionet në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë: 300000001327966 SHA Banka Komerciale, DB 4030984271620.

Gjatë kësaj jave organizohet edhe aksioni “Nga shtëpia në shtëpi”, ku vullnetarët e organizatave komunale të Kryqit të Kuq do të vizitojnë qytetarët në shtëpitë e tyre, të cilët mund të japin fonde sipas dëshirës dhe mundësive të tyre.

Paratë e mbledhura nga aksioni do të dedikohen për të siguruar ndihmë ushqimore për familjet në rrezik social.

 

             

< kthehu mbrapa