Kujtimi për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit
I nderuari ambasador i ShBA-së në Republikën e Maqedonisë, z. Bejli,
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj
Sot kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, një ditë, një tragjedi që mori jetën e shumë qytetarëve të pafajshëm. Kjo ngjarje na mësoi edhe në të keqen të gjithë së bashku të jemi të bashkuar, solidarë dhe humanë. Sot është me rëndësi të jemi këtu ku çdonjëri me shembullin e tij personal ofron ndihmë për ata që kanë nevojë për këtë ndihmë.
Ngjarja e sotme frymëzon shpresë dhe përkujton se solidariteti duhet të ngrihet në një nivel edhe më të lartë, të vazhdojmë traditën e cila zgjat tanimë nëntë vjet dhe është bërë sinonim i përgjigjes ndaj sfidave bashkëkohore. Përmes aksionit të sotëm të dhurimit të gjakut dhe grumbullimit edhe një herë i artikulojmë shumëllojshmëritë dhe i shndërrojmë në efektet humanitare. Kjo është porosia që sot duam ta dërgojmë nga këtu.
Le të na kujtojë dita e sotme se sa e rëndësishme është të jemi së bashku, të dhurojmë dhe të ndajmë një pjesë nga vetja për të tjerët, të ndihmojmë, të mendojmë për ata që kanë nevojë për ndihmë, për ata që kanë nevojë për ne.
Vazhdimisht kujtojmë edhe parimet universale të humanizmit dhe solidaritetit të cilat kapërcejnë dimensionet lokale dhe marrin dimensioni globale. Besoj se edhe solidariteti për njëri-tjetrin na bën të bashkuar dhe unikë. Pikërisht kjo e ngrit njerëzimin mbi vuajtjet, ndihmën mbi dhimbjen, dialogun mbi konfliktet.
Të jesh solidar ndaj të tjerëve është një ndjenjë universale që na ndihmon për të kapërcyer vuajtjet e së kaluarës, për t’u kthyer drejt së ardhmes. Sot solidarizohemi me të sëmurët, të lënduarit, ata që kanë nevojë për ndihmë humanitare. Solidarizohemi dhe tregojmë se askush në botë nuk duhet të ndjehet i harruar.
Të nderuar,
Më lejoni të shpreh për të gjithë ju falënderimin tim personal dhe falënderimin në emër të Kryqit të kuq dhe përdoruesit e fundit që do të përfitojnë nga donacionet tuaja.
I nderuar ambasador,
Ju falënderoj Juve dhe personelin tuaj që keni hapur dyert e ambasadës dhe keni dhënë një mundësi tjetër për të gjithë ne duke treguar një shembull personal dhe një ndjenjë të kontributit dhe avancimit, zhvillimit dhe promovimit të vlerave humanitare.
Ju faleminderit.