Lajmërim – Ndihmë për përballimin e pasojave të zjarreve që përfshiu vendin
Të nderuar,
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i përfshirë në mënyrë aktive në operacionin për luftimin e zjarreve në vend. Nëpërmjet ekipeve të saj mobile është përfshirë në mbështetjen logjistike të ekipeve, institucioneve dhe qytetarëve të angazhuar në shuarjen e zjarrit.
Në bazë të vlerësimit të bërë nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq Sveti Nikollë dhe Makedonski Brod në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe institucionet e menaxhimit të krizave, Kryqi i Kuq i RMV gjatë ditës së sotme do të dërgojë ndihma humanitare në formë të ushqimit, produkteve higjienike, dyshekë. batanije dhe ujë për nevojat e popullatës së prekur nga zjarret, përkatësisht për 40 familje nga disa fshatra të Sveti Nikollës dhe 9 familje nga fshati Breznica, Makedonski Brod.
Kryqi i Kuq i RMV-së po monitoron me vigjilencë situatën me zjarret dhe është e gatshme që në periudhën në vijim të ndërhyjë urgjentisht dhe të mbulojë nevojat e popullatës së prekur.
Kryqi i Kuq shpreh mirënjohjen e madhe për mbështetjen e mëparshme të kompanive që iu bashkuan aksionit humanitar për të ndihmuar në përballimin e pasojave të zjarreve.
Marrëdhëniet me publikun,
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut