MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM ME ENTITETIN E JASHTËM PËR SOFTUES PËR PËRCJELLJEN (MONITORIMIN) E BUTONIT EMERGJENT
Projekt: Zhvillimi i shërbimeve të biznesit për kujdes dhe mbështetje të integruar në KKRMV, mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Kryqi i Kuq Austriak, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqi i Kuq Zviceran
Qëllimi i përgjithshëm: Prokurimi, shpërndarja, trajnimi dhe mirëmbajtja e një zgjidhje softuerike për monitorimin e pajisjeve të alarmit në 110 pajisje të alarmit për Butonin emergjent
Disponueshmëria e zgjidhjeve softuerike dhe trajnimit: 7 ditë nga dita e nënshkrimit të kontratës
Afati i dorëzimit të ofertave: 7 ditë nga dita e shpalljes
- QËLLIMI I PËRGJITHSHËM i bashkëpunimit për ofrimin e shërbimit: Prokurimi i një zgjidhje softuerike për monitorimin e shërbimit Butoni emergjent
Me trendin në rritje të plakjes së popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kërkesa për kujdes të integruar dhe shërbime mbështetëse për gratë dhe burrat e moshuar aktualisht është shumë më e madhe se oferta. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KKRMV) është një ofrues i njohur në nivel kombëtar dhe me përvojë profesionale të ndihmës shëndetësore dhe sociale për të moshuarit dhe gratë në nevojë. Megjithatë, KKRMV varet gjithashtu nga ndihma e huaj për të vazhduar ofrimin e shërbimeve të kujdesit jetësor për gratë dhe burrat e moshuar me shëndet dhe dinjitet. Kjo varësi nga ndihma është një sfidë për sigurimin e shërbimeve cilësore në terma afatgjatë.
Projekti “Zhvillimi i shërbimeve të biznesit për kujdes të integruar dhe mbështetje në KKRMV” mbështet Kryqin e Kuq që të vazhdojë të ofrojë sigurimin cilësor të shërbimeve për kujdesin e integruar dhe mbështetje për gratë dhe burrat e moshuar duke zhvilluar një model biznesi gjithëpërfshirës për shërbim dhe ofrim të qëndrueshëm brenda organizimin e saj. Modeli i biznesit përbëhet nga tre shtylla për të ndihmuar të moshuarit vulnerabël, si dhe për të gjeneruar të ardhura për financimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në afat të gjatë. Projekti synon të çojë drejt pavarësisë dhe të vendosë bazat për ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme.
Shtylla e dytë në kuadër të projektit është pilotimi i shërbimit Butoni emergjent.
60 burra dhe gra të moshuar në Maqedoni do të përzgjidhen si përfitues për modelin e sapo prezantuar, me tarifë mujore për përdorimin e shërbimit të Butonit emergjent në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Butoni emergjent do të jetë një shërbim 24/7, të cilin përdoruesit nga popullata e moshuar do të mund ta përdorin në shtëpitë e tyre, duke shtypur aparatin e alarmit, që synohet të mbahet mbi ta, sa herë që gjenden në një gjendje jo kërcënuese për jetën, por mjaft serioze dhe ka nevojë për ndihmë emergjente, ndihmë të parë dhe mbështetje (lëndim, thyerje të gjymtyrëve, rënie aksidentale, gjakderdhje nga një plagë, lëndime djegie, gjendje mjekësore urgjente, reaksione alergjike, etj.). Nëpërmjet pajisjeve, ata do të mund të komunikojnë me operatorët nga Qendra e Kontaktit, gjë që do t’u japë atyre qasje të shpejtë dhe efikase në mbështetjen dhe ndihmën e duhur nga ekspertët dhe shpëtimtarët në rast urgjence të KKRMV. KKRMV do të krijojë një shërbim efikas për Butonin emergjent dhe i njejti gjithashtu është i frymëzuar nga përvojat austriake dhe zvicerane për funksionimin efikas të shërbimeve të kujdesit për popullatën e moshuar.
Projekti është hartuar si një Aleancë Strategjike me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA). Me të cilin menaxhon Kryqi i Kuq Austriak (KKA), ndërsa Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KKRMV) realizon projektin.
2) QËLLIME SPECIFIKE:
2.1. SPECIFIKIM TEKNIK TË ZGJIDHJES SOFTUERIKE
- Platformë 100% e bazuar në cloud për menaxhim efikas me alarme
- Qasje në distancë nëpërmjet celularit/web
- Alarm i gjeneruar nga telefonata në hyrje
- Angazhimi i burimeve specifike për alarme specifike
- Komunikimi i integruar zanor dhe telefonia (VoIP)
- Dizajn fleksibël që mund t’u përshtatet klientëve
- Pozicionimi në kohë reale në hartë (i brendshëm dhe i jashtëm)
- Përdorim me shpërndarjen e alarmeve – në terren me një aplikacion përgjigjeje celulare
- Aplikacion i integruar i alarmit
- Interfejs i përdoruesit që nuk kërkon trajnim të gjerë
- Asistencë teknike 24/7/365 për problemet e softuerit
- Trajnim për instalimin dhe përdorimin e softuerit
- Ruajtja e të dhënave sipas GDPR në Maqedoninë e Veriut ose në një vend të BE-së
2.1.1. Përdorim me të dhëna parapagesore:
Zgjidhja duhet të ketë aftësinë për të menaxhuar profilet e papaguesve duke futur/përditësuar/fshirë të dhënat e nevojshme:
- të dhënat bazë të klientit (përfshirë adresën, detajet e kontaktit, kodin e çelësit të sigurt, komentet)
- të dhëna shtesë të klientit (historia mjekësore, mjekimet e rregullta, komentet, detajet e pagesës)
- detaje për farefisin (përfshirë adresën, detajet e kontaktit, komentet)
- Dokumentet që lidhen me profilin e klientit
Sistemi është i strukturuar sipas grupit të organizuar. Hierarkia e sistemit bazohet në dy ose më shumë nivele (grup dhe nëngrup për shembull). Është e mundur t’i jepet qasje një grupi të jashtëm për të menaxhuar të dhënat e klientit specifik pa pasur mundësi të ketë qasje në të dhënat e organizatave të tjera.
2.1.2. Alarme
për menaxhim me alarme:
- Marrja e alarmeve dhe shfaqja e profilit të klientit
- marrja e alarmeve teknike (p.sh. alarmi i baterisë)
- dokumentacioni i të gjithë alarmeve në hyrje (përfshirë regjistrimin e zërit)
- qasje e lehtë në ndërhyrjet e dokumentuara dhe tek të dhënat
Është e rëndësishme të përshkruani sistemin e regjistrimit të zërit, si është krijuar dhe ku ruhen skedarët e regjistruar.
Sistemi duhet të jetë i pajtueshëm me SCAIP (Protokol i internetit për alarm për kujdesje sociale) i cili aktualisht është standardi i përdorur nga shumica e prodhuesve të pajisjeve të alarmit.
Sistemi duhet të jetë i hapur për zbatimin e protokolleve të tjera të komunikimit nëse nevojitet (p.sh. protokollet për pajisjet e vendndodhjes celulare).
2.1.3. Gjuha
Zgjidhja softuerike është në gjuhën angleze ose maqedonase, me mundësi të shkrimit të të dhënave në gjuhën maqedonase/cirilike.
2.1.4. Raportimi dhe statistikat: sistemi duhet të ofrojë mundësi për:
- Monitorimin e pajisjeve (duke përdorur funksionin periodik të alarmit)
- Gjenerimin e raporteve dhe statistikave në nivelin e parapaguesve, pajisjes dhe ngjarjes
- Gjenerimin e raporteve automatike dhe dërgimin e tyre e-mail.
- Cilësimet e pajisjes në gjendjen fillestare
2.1.5. Intervenime
Organizatat partnere të ndërhyrjes (të brendshme ose të jashtme) duhet të jenë në gjendje të lidhen me sistemin për:
- rikthimin e historikut të ndërhyrjeve të një klienti specifik.
- futjen e raportit të ndërhyrjes online.
2.2. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE
- Të transferohen të dhënat ekzistuese në softuerin e ri
2.3. CERTIFIKATAT E NEVOJSHME PËR NJËSI NDËRKOMBËTARE
- Certifikimi AWS për siguri, integritet dhe pajtueshmëri të lartë (GDPR)
- Certifikata ISO 27001
- Certifikata ISO 9001
3) PËRDORUESIT E SHËRBIMEVE PATJETËR DUHET T’I PLOTËSOJNË KUSHTET NË VIJIM:
- Të ketë kompani në Maqedoninë e Veriut ose në një shtet tjetër në Evropë
- Të jetë në gjendje të sigurojë faturë pa taksa sipas rregullave fiskale kombëtare
- Të ketë llogari bankare emri i pronarit i të cilit duhet të jetë i njëjtë me atë të aplikantit.
4) SI TË APLIKOHET:
Përdoruesit duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Ofertë teknike që përfshin strukturë plotësisht të përpunuar dhe vetitë e zgjidhjes në lidhje me temat e ndryshme të përmendura në këtë dokument.
- Oferta financiare duhet të përfshijë kostot e mëposhtme
- Kostot e njëhershme (konfigurimi, trajnimi, transferimi i të dhënave, …)
- Kostot e vazhdueshme mujore (faturimi për platformën deri në 200 pajisje, përdoruesit e aplikacioneve celulare,…)
- Kostot e ndryshueshme (shpenzimet e telefonit për minutë,…)
- Shpjegim i detajuar i strukturës/zgjidhjes
- Portofoli profesional dhe 2 referenca projektesh (maksimumi 2 faqe)
- Vërtetim regjistrimi nga regjistri qendror i shoqërive
- Për aplikantët ndërkombëtarë është e nevojshme të kenë një produkt të zhvilluar në vendet e BE/EFTA dhe të japin një deklaratë mbi origjinën e mallit/shërbimit nga kompania aplikuese.
- Për aplikantët ndërkombëtarë është e detyrueshme dhënia e EFTA/EUR. 1 Certifikatë
5) MËNYRA E PAGESËS:
- Kostot e njëhershme 14 ditë pas nënshkrimit të kontratës
- Kostot e vazhdueshme mujore dhe kostot variabile për zgjidhjen e softuerit pas përfundimit të konfigurimit