Ndihmë për popullatën e prekur nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë
Reshjet intensive, të cilat prekën pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke marrë jetë njerëzish dhe shkaktuar dëme të mëdha materiale. Më shumë se 20 njësi banimi janë shkatërruar plotësisht dhe jeta dhe shëndeti i qindra familjeve janë në rrezik të madh. Sipas informacioneve të deritanishme janë humbur 24 jetë dhe një numër i panjohur i të zhdukurve.
Kryqi i Kuq i Bosnjës dhe Hercegovinës aktivizoi të gjitha kapacitetet në dispozicion për të parandaluar dhe lehtësuar vuajtjet njerëzore dhe për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe dinjitetin njerëzor. Sipas shkallës dhe intensitetit të fatkeqësisë nevojitet ndihmë dhe mbështetje shtesë.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut menjëherë ka kontaktuar me Kryqin e Kuq të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe sipas vlerësimit të nevojave të tyre është ofruar ndihmë në burime materiale, teknike dhe njerëzore për përballimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet. Nga rezervat e veta Kryqi i Kuq i RMV-së ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 10.000 euro si ndihmë fillestare për popullatën e vuajtur.
Ju ftojmë edhe një herë të tregojmë solidaritetin tonë për të ndihmuar viktimat.
Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë mjete financiare në:
-Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Komercijalna banka me shënim: ndihmë për popullatën e prekur në Bosnjë dhe Hercegovinë.
-si të dhuroni 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Telekomit dhe A1.
Për donacionet e fondeve në valutë:
EMRI I ORGANIZATËS: KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
EMRI I BANKËS: KOMERCIJALNA BANKA AD SHKUP
ADRESA E BANKËS: UL. ORCE NIKOLOV NR.3, 1000 SHKUP, MAQEDONA E VERIUT
LLOGARIA BANKARE: 300000000000133 25730522-11
KODI SWIFT: KOBSMK2X
KODI IBAN: MK07300701000001228