19 Korrik, 2024

Njoftim

Kryqi i Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju njofton se këto ditë në rrjetet sociale dhe portalet ka postime me titll: ,, PËR PERSONAT ME HIPERTENSION! SECILI MUND TË MERR ILAC I CILI SHËRRON PËR TRE DITË! KËRKESA ËSHTË E MADHE…,,

Duam të informojmë opinionin e gjerë se këto janë dezinformata dhe falsifikime që nuk kanë lidhje me Kryqin e Kuq.

Ne sinqerisht kërkojmë që të mos përdoret emri i Kryqit të Kuq të RMV për qëllime private dhe përhapjen e dezinformatave. Duam t’ju kujtojmë se përdorimi i emblemës dhe emri i Kryqit të Kuq mbrohen dhe rregullohen rreptësisht nga Konventat e Gjenevës dhe Protokollet Shtesë dhe Ligji për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe çdo keqpërdorim i emblemës dhe emri i Kryqit të Kuq dhe shkelja e këtyre dispozitave nënkupton masat e duhura ligjore ndaj shkelësve.

Me respekt,

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

< kthehu mbrapa