12 Prill, 2017

“Pema magjike e Pashkëve”

Në vigjilje të festës së Pashkëve, Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Ramstore Mall-in, Bankën Komerciale dhe IP-në Qendra e Punës Sociale organizon ngjarjen “Pema magjike e Pashkëve”. Ngjarja u kushtohet 39 fëmijëve dhe të rinjve që kanë vizituar “Qendrën ditore për personat me paralizë cerebrale – Kapishtec”.

Personat e Qendrës më 20 mars kanë shkruar dëshirat e tyre në kartat e dedikuara – vezë pashkësh dhe së bashku me vullnetarët e Kryqit të kuq i kanë ngjitur në “Pemën magjike të Pashkëve”. Të gjithë qytetarët humanë që kanë vizituar këndin e Pashkëve në QT Ramstor, si dhe nxënësit përmes punëtorive të organizuara, kanë pasur mundësinë për të plotësuar dëshirat e personave të Qendrës dhe për të kontribuuar për lumturinë e tyre.

Dhënia e dhuratave do të jetë më 12.04.2017 (e mërkurë) në ora 11:00 në lokalet e QT Ramstor.

Aktiviteti është në kuadër të Projektit për mbështetjen dhe shoqërizimin e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta dhe është mbështetur nga SHA Banka Komerciale, ku Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit 8 vjet me radhë realizon aktivitete të ndryshme me qëllim lehtësimin e jetës dhe nevojave të këtyre personave dhe integrimin e tyre në shoqëri në mënyrë më të lehtë.

< kthehu mbrapa