15 Qershor, 2017

Përdorimi i Dronit në një aksion shpëtimi

Në periudhën 09-13.06.2017, në Kresna, Republika e Bullgarisë, është mbajtur një trajnim për shpëtim nga përmbytjet, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Kryqit të kuq të Maqedonisë, të Kryqit të kuq të Bullgarisë dhe Kryqit të kuq të Serbisë.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të vullnetarëve dhe shërbimit profesional në mes këtyre shoqatave nacionale për përmirësimin, koordinimin dhe veprimin e përbashkët, si dhe forcimin e rezistencës dhe ngritjen e efikasitetit dhe reagimit në rast të katastrofave.

Në kuadër të trajnimit janë zhvilluar temat: veprimi dhe nxjerrja e trupave të bllokuar, shpëtimi dhe dhënia e ndihmës gjatë përmbytjeve, rregullat themelore të lëvizjes nëpër lumë dhe notimi, përgatitja psikofizike e shpëtimtarëve, të drejtuarit e barkës, puna me litarë dhe nyje, etj.

Gjatë ushtrimit kryesor janë përdorur Dronë të cilët kanë regjistruar ushtrimin dhe kishin rolin e kërkuesve të personave të zhdukur, si dhe për koordinimin e shpëtimtarëve.

 

< kthehu mbrapa