Përkrahja e proceseve VKOOK
Nga data 9 deri më 12 dhjetor, në zyrën e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Gjenevë u mbajt një takim për mjetin VKOOK. Disa përfaqësues nga Shoqatat Kombëtare të ndryshme nga e gjithë bota, përfshirë Shoqatën tonë Kombëtare, ndanë përvojat dhe qasjet e tyre të përdorura në zbatimin e këtij mjeti. Mjeti është krijuar dhjetë vjet më parë dhe synon të forcojë Organizatat Komunale dhe të krijojë organizata të forta në përputhje me strategjitë zhvillimore. Për shkak të ndryshimeve në të gjitha nivelet që po ndodhin në të gjithë botën, ai duhet të rishikohet dhe të përshtatet sipas ndryshimeve dhe nevojave. I gjithë procesi do të zhvillohet në vitin 2025 përmes fokus grupeve, intervistave, punës në grup, takimeve online dhe të gjitha gjërave të tjera të nevojshme.
Kryqi i Kuq i RMV me mjetin VKOOK filloi në vitin 2023, dhe deri në fund të vitit 2024, vlerësimet u kryen në të gjitha OKKK.