Pjesëmarrja në forumin vjetor të shëndetit mendor
Në periudhën prej 14 deri më 17 tetor 2024, dy psikologë nga Qendra për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me mbi 40 shoqata kombëtare dhe 78 pjesëmarrës nga Evropa dhe Azia Qendrore dhe KNKK, morën pjesë në forumin e 20-vjetorit të Rrjetit Evropian për Shëndetin Mendor dhe Mbështetjen Psikosociale në Petërçane, Republika e Kroacisë.
Nikoqir i këtij evenimenti ishte Kryqi i Kuq Kroat, ku fokusi ishte në nevojat urgjente për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale, veçanërisht për grupet më të rrezikuara siç janë migrantët.
Gjatë gjithë javës pati diskutime të ndryshme, prezantime dhe seminare interaktive për shëndetin mendor dhe nevojat psiko-sociale të grupeve më të cenueshme, duke theksuar rëndësinë e një sistemi të vazhdueshëm të kujdesit për stafin dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq.
Forumi theksoi nevojën për të promovuar një kulturë të kujdesit për ata që kujdesen për të tjerët.
Kryqi i Kuq i RMV shpërndau materiale për shëndetin dhe mirëqenien mendore në këtë forum.