Pjesëmarrja në Punëtorinë për përgatitjen e një Plan veprimi për një paketë minimale të shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues në kohë krizash dhe raste emergjence për vitin 2018 – MISP
Në periudhën prej 28 deri 29 maj në kompleksin Etno Selo “Timcevski” në kuadër të Memorandumit për Bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNFPA për të promovuar qasjen në shërbimet sociale për grupet e cënuara të qytetarëve, u organizua një seminar me temë “Përgaditja e një Plan veprimi për një paketë minimale të shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues në kohë krizash dhe raste emergjence për vitin 2018 – MISP “.
Në punëtori ishin të ftuar përfaqësues nga qeveria, organizata ndërkombëtare dhe shoqata civile dhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, të cilët në 4 vitet e fundit vazhdimisht kanë punuar në zhvillimin e mekanizmave shtetëror për të promovuar shëndetin seksual dhe riprodhues, si pjesë e planeve për menaxhim me situata të krizës.
Pjesëmarrësit gjatë seminarit u njohën me rezultatet e zbatimit të Plani veprimit për shëndetin seksual dhe riprodhues (SHSR) gjatë situatave të krizës të vitit 2017, si dhe me angazhimin e përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve u përgatit një Plan i ri veprimi për një paketë minimale të shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues (SHSR) në kohë krizash për periudhën qershor 2018 – maj 2019.