11 Nëntor, 2024

Pjesëmarrje e një përfaqësuesi të Kryqit të Kuq të RMV-së në trajnimin për ndryshime klimatike

Në periudhën 5-7 nëntor 2024 në Budapest të Hungarisë, zyra rajonale për Evropën e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe organizoi një trajnim për ndryshimet klimatike.

Në trajnim morrën pjesë përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqi i Kuq i Gjermanisë, Kryqi i Kuq i Bullgarisë, Kryqi i Kuq i Estonisë, Gjysmëhënës Turke, Kryqi i Kuq i Kroacisë, Kryqi i Kuq i Shqipërisë, Kryqi i Kuq i Hungarisë dhe Kryqi i Kuq i Kirgistanit si dhe përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të Shoqatave Kombëtare në Evropë për reagimin në kohë dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike në bashkëpunim të përbashkët me autoritetet dhe komunitetin. Në trajnim, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë për teknikat dhe mjetet për zbulimin e nevojave dhe kapaciteteve të komuniteteve, si dhe përfshirjen e tyre në reagimin ndaj fatkeqësive të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

< kthehu mbrapa