Pjesëmarrje në mbledhjen globale për planifikim, monitorim, evaluim dhe njoftim
Në periudhën nga 3-ti deri në 7-mij. 2024 në Zhenevë, Zvicërr, nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në mbledhjen globale për planifikim, monitorim, vlerësim dhe njoftim në organizim të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK/GJHK). Takimi i sivjetëm Global PMEI, i cili u mbajt në hapësirat e FNKK, ka për qëllim inicimin e bashkëpunimit, për shkëmbimin e njohurive të reja dhe për të promovuar përhapjen e praktikave më të mira në menaxhimin e projekteve në kontekste të ndryshme. Mbledhja ofroi mundësi unike për profesionistët në fushën e PMEI të shpërndajnë përvoja dhe në mënyrë kolektive t’i përmirësojnë metodologjitë në planifikimin, vëzhgimin, evaluimin dhe njoftimin, e me atë t’i avancojnë edhe orvatjet humanitare në nivel global.
U shpërndanë shembuj nga rajonet dhe Shoqatat kombëtare në lidhje me trende të reja në sektorin humanitar, mjetet dhe motedologjitë për PMEI, monitorim dhe evaluim kualitativ dhe resurse për planifikim të unifikuar, u punua në grupe, u ndanë shembuj nga përdorimi i inteligjencës artificiale në PMEI, etj.