30 Korrik, 2024

Presidentja Siljanovska Davkova në vizitë në Kryqin e Kuq

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 26 korrikut – Ditës së solidaritetit dhe kujtimeve nga tërmeti katastrofik i Shkupit në vitin 1963, vizitoi Kryqin e Kuq të RMV-së.

Kryetarja Siljanovska Davkova u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV Sait Saiti dhe vullnetarët.

Aktivitetet e Kryqit të Kuq gjatë tërmetit të Shkupit të vitit 1963 deri më sot i janë prezantuar kryetares Siljanovska Davkova. Përmes një video linku ka ndjekur disa nga aktivitetet në Qendrën e Dhurimit të Gjakut, Qendrën për Shëndet Mendor dhe Mbështetje Psiko-Sociale dhe Qendrën e Infermierisë.

Gjithashtu u informua për kapacitetet e organizatës, për tendencën në rritje të aktiviteteve vullnetare, si dhe për iniciativat dhe përkushtimin në promovimin e solidaritetit dhe vullnetarizmit humanitar, si një model i qëndrueshëm me përfitime të shumta individuale dhe kolektive.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq e njoftuan kryetaren Siljanovska Davkova me angazhimet e rregullta në mbështetje të grupeve të cenueshme, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme sociale në shoqëri, dhe në bisedë vullnetarët humanë ndanë angazhimet e tyre personale që ishin një nxitje dhe frymëzim për t’iu bashkuar Kryqit të Kuq.

Në takim, presidentja Siljanovska Davkova ndau kujtimin e saj për tërmetin e Shkupit dhe ditët pas saj, duke theksuar vlerën e paçmuar të solidaritetit dhe kontributin e vullnetarëve, të bashkuar në dëshirën e tyre të fortë për ndihmë dhe mbështetje. Në këtë drejtim, theksoi se shoqëria civile më së shumti fuqizohet përmes punës vullnetare, duke vlerësuar se vullnetarizmi duhet të inkorporohet edhe në sistemin arsimor.

Gjatë vizitës, kryetarja Siljanovska Davkova nënshkroi për anëtarësim në Kryqin e Kuq, si një nga organizatat më të mëdha dhe më të rëndësishme vullnetare, dhe theksoi mbështetjen e saj të mëtutjeshme të parezervë për humanizmin si vlerën më të lartë njerëzore dhe prioritet kryesor të çdo shoqërie.

< kthehu mbrapa