PROMOVIMI I PLATFORMËS PËR BASHKËPUNIM I KRYQIT TË KUQ ME AUTORITETET NË SHTET
Sot, më 06.11.2024, Kryqi i Kuq i RMV organizoi një manifestim formal në hotelin Stone Bridge, Shkup për promovimin e Platformës së re për bashkëpunim të Kryqit të Kuq të RMV me autoritetet në vend.
Manifestimi u mbajt nën mbështetjen e Ministrit të Punëve të Brendshme të Qeverisë, z. Pançe Toshkovski, i cili në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e organizatës së Kryqit të Kuq si përkrahës i autoriteteve në vend, veçanërisht në raste emergjente dhe fatkeqësish.
Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe z. Ljupço Dimovski, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër për Sistemin Politik, i cili shprehu gatishmërinë në emër të Qeverisë për të mbështetur iniciativat e Kryqit të Kuq për të ofruar parakushte dhe mbështetje për themelimin e një sistemi efikas për reagimin ndaj situatave të krizës në shtet.
Dr. Sait Saiti, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV, mbajti një fjalim hyrës mbi rëndësinë e bashkëpunimit partneritet me autoritetet dhe Platformën e Kryqit të Kuq të RMV, i cili theksoi disa fusha të mundshme të bashkëpunimit ndërmjet Kryqit të Kuq dhe autoritetet në vend si sfera në të cilat Kryqi i Kuq ka avantazhe dhe kompetenca krahasuese për t’i dhënë vlerën e shtuar përpjekjeve të përgjithshme të shtetit në ofrimin e një reagimi efikas në situata krize dhe fatkeqësish.
Gjithashtu, Prof. Dr. Nikola Dujovski nga Fakulteti i Sigurisë – Shkup më në detaje prezantoi përmbajtjen e përgjithshme të Platformës dhe rëndësinë e saj në sistemin e menaxhimit të krizave në kuptimin e kontributit të Kryqit të Kuq në disa fusha kyçe.
Të pranishmive iu drejtua edhe gjenerali Dr. Pavle Arsoski, deputet dhe kryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri, i cili posaçërisht theksoi rëndësinë e organizatës së Kryqit të Kuq në dekadat e fundit, duke dhënë një pasqyrë të shkurtër të rolit dhe kontributit të Kryqit të Kuq në situata krize në këtë periudhë.
Fjalim të shkurtë kishte edhe z. Gabriele Andreoli, kryetar nderi i Institutit për studime avancuese dhe bashkëpunim nga Vatikani, i cili shfqai impresione pozitive nga bashkëpunimi me Kryqin e Kuq të RMV dhe rëndësinë dhe kontributin e Kryqit të Kuq në ballafaqimin me sfidat humanitare në korniza globale.
Në këtë manifestim morrën pjesë një numër i madh i deputetëve nga Kuvendi i RMV, ministra të Qeverisë, përfaqësues të universiteteve nga i gjithë vendi ynë, organizata ndërkombëtare dhe të punësuar dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq i RMV.