Punëtori me temë “Përforcimi i kapaciteteve të shoqatës nacionale në programet për ndihmë të parë”
Në periudhën prej 21 – 26.07.2021 në Qendrën për kuadër dhe rekreacion “Solferino” në Strugë u realizua punëtori me temë “Përforcimi i kapaciteteve të shoqatës nacionale në programet për ndihmë të parë”.
Qëllimi i kësaj punëtorie është të përmirësojë teknikat, metodologjinë për përgatitjen dhe zbatimin e kurseve / trajnimeve dhe përgatitjen dhe planifikimin e duhur administrativ.
Punëtoria u zhvillua nga një ekip i licencuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku temat realizohen përmes prezantimeve, diskutimeve, punës në grupe, ushtrimeve etj. Kjo punëtori u realizua në përputhje me udhëzimet e dhëna për realizimin e trajnimit për trajnerë në Sutomore.