Punëtori për përgatitjen e planit për aktivitete për zbatimin e procesit për shpërndarjen e mjeteve financiare nëpërmjet transferit kesh
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit rajonal “Forcimi i rezistimit të të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë KOVID-19 dhe fatkeqësive të ardhshme”, financuar nga Bashkimi Evropian, në periudhën nga 30 deri më 31 gusht 2021 në Qendrën për kuadro dhe rekreacion “Solferino” në Strugë mbajti një punëtori me qëllim të përgatitjes së një plani veprimi të kompanisë kombëtare për të përdorur mjetin për mbështetjen financiare të popullatës së cenueshme përmes transferimit të parave të gatshme, si dhe përgatitjen e Planit për aktivitete për zbatimin e procesit të shpërndarjes së fondeve përmes transferimit të parave të gatshme.
Në punëtori u përgatit plan i aktiviteteve për implementimin e procesit për shpërndarjen e ndihmës financiare për 1000 përdorues – persona të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara. Plani për aktivitete përmban elemente konkrete për zbatimiun e vlerësimit të nevojave, përcaktimin e kritereve, selektimin e përdoruesve, shpërndarjen, monitorimin dhe evaluimin.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Kryqit të Kuq të RMV, Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe Organizatat komunale të Kryqit të Kuq Manastir dhe Ohër.