3 Nëntor, 2016

PUNËTORI RAJONALE PËR DHURIM VULLNETAR TË GJAKUT DHE KLUBI 25 NË BERAT – REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Në periudhën prej 08 – 10 tetor të vitit 2016 u mbajt Punëtori rajonale për dhurimin e gjakut në Berat – Republika e Shqipërisë nën moton “Së bashku mundemi të realizojmë 100% dhurim vullnetar të gjakut”. Pjesëmarrës në këtë punëtori ndërkombëtare për dhurimin e gjakut ishin përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Shqipërisë, Italisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Nëpërmjet prezantimeve u prezantuan aktivitetet në veprimtarinë e dhurimit të gjakut dhe të Klubeve 25.

Në punëtori me prezantime të veta morën pjesë përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Aleksandra Vallkanovska – koordinator për dhurimin e gjakut në Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit, Goran Vellkovski dhe Adelisa Çatoviq anëtarë të Klubit 25. Pjesëmarrësit në punëtori treguan motivim të madh për punë dhe pjesëmarrje aktive në punëtori, interes të madh për temat e prezantuara, ndarje aktive të përvojave pozitive, shembuj dhe mësime të mësuara. Përfitim të posaçm në punëtori ishte mundësia për këmbimin e përvojave me kryetarin e Kryqit të kuq të Rajonit Umbria nga Italia z. Paolo Skura, i cili i barti përvojat pozitive të Kryqit të kuq të Italisë për dhurimin vullnetar të gjakut dhe bashkëpunimi me konkurencën e tyre nga shoqatat tjera të qytetarëve (AVIS, FIDES dhe FRATES).

< kthehu mbrapa