29 Maj, 2023
Punëtoria – Art terapi ekspresive
Në kuadër të aktiviteteve të Qendrës për shëndet mendor dhe Përkrahje psiko-sociale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë formuar grupe për përkrahjen e ndihmësve dhe vullnetarëve.
Terapia e artit ekspresiv është një qasje multimodale dhe e thelluar që bazohet në themelet humaniste, psikodinamike dhe ekzistenciale, ku rritja, shërimi dhe transformimi kontribuojnë përmes përdorimit të procesit krijues. Punëtoritë drejtohen nga një psikolog dhe praktikues i licencuar i Art Terapisë Ekspresive, ku përdoren teknika nga Art Terapia Ekspresive dhe realizohen një herë në muaj me secilin grup.