1 Qershor, 2017

Punëtoria e parë finale PVH – viti 2017

Fundjavën e kaluar, nga 12 deri më 14 maj, në Strugë në Qendrën Solferino u mbajt Punëtoria e parë finale PVH. 50 të rinj, 8 diseminatorë dhe 7 instruktorë punuan në prezantimin e projekteve të vogla të punuara gjatë ciklit të sivjetmë PVH. Të rinjtë patën mundësinë për të njohur njëri-tjetrin, për të punuar në temën Kultura si sistem i vlerave dhe promovimi i aktiviteteve të Kryqit të kuq. Të rinjtë që marrin pjesë në të dyja punëtoritë finale do të jenë bartës të aktiviteteve në kuadër të javës PVH dhe udhëzimet për shënimin e saj u janë dhënë gjatë punëtorisë finale. Në këtë punëtori morën pjesë edhe 5 të rinj të Kryqit të kuq të Norvegjisë të rajonit Skien me të cilët Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit u binjakëzua vitin e kaluar dhe punëtoria PVH është një nga mundësitë e shkëmbimit të përvojave.

Të rinjtë gjatë punëtorisë kanë përgatitur një shou televiziv në të cilin është organizuar një tribunë përmes së cilës janë prezantuar projektet, është përgatitur një dramë jo verbale që kishte për qëllim prezantimin e trajnimeve dhe aktiviteteve në terren – përgatitjen e projekteve të vogla dhe është xhiruar një film për punëtorinë finale. Përmes ushtrimit “Fiset”, të rinjtë të ndarë në grupe patën mundësinë për të krijuar një kulturë të veten dhe për ta prezantuar atë, ndërsa përmes ushtrimit “Mos u hidhëro njeri” kanë garuar në dituritë e tyre për Kryqin e kuq. Programi PVH është një mjet i rekrutimit dhe i mbajtjes së vullnetarëve në radhët e klubeve të të rinjve në çdo qytet.

 

< kthehu mbrapa