Saiti i ndau mirënjohje kryetarit të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski
Më 19.03.2024, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Qendër, u mbajt manifestim solemn kushtuar 17 marsit, Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ditës së Dhurimit të gjakut u bë në Muzeun e Holokaustit. Me atë rast, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, dr. Sait Saiti, e shpërbleu kryetarin e Komunës Qendër, z. Goran Gerasimovski, për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm. Përveç Komunës Qendër, mirënjohje morën edhe z. Marko Karabini, atasheu shef i Departamentit të Administratës, delegacioni i BE-së në Shkup, institucione, kompani dhe individë që dhanë kontribut të veçantë në zhvillimin e dhurimit të gjakut.