Sesion diseminimi për studentët e Universitetit MIT
Në përputhje me memorandumin e nënshkruar për bashkëpunimin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë me Universitetin MIT, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë më 30 tetor të vitit 2018 mbajti një sesion diseminimi për studentët e Universitetit MIT për promovimin e punës së Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Shoqatës nacionale, respektimin e Së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe rolin dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Sesioni i diseminimit para studentëve përfshiu shumë kapituj të punës së Lëvizjes dhe DHN-së, si për shembull një rishikim i shkurtër i Lëvizjes, parimet themelore, emblemat e Lëvizjes dhe roli i tyre tregues dhe mbrojtës, Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet Shtesë të Konventave të Gjenevës të vitit 1977 dhe 2006, zonat programore të veprimit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë si dhe përvojat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë nga aktivitetet gjatë katastrofave dhe situatave të jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë dhe në fqinjësi në dekadën e fundit.
Theks i veçantë u vu në njohjen më të mirë të studentëve me vendin dhe rolin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në situata të jashtëzakonshme si dhe me programet dhe projektet aktuale të Shoqatës nacionale. Sesionet e diseminimit janë shoqëruar edhe me përmbajtjen video “Rregullat e luftës” e cila i thekson elementet themelore të Së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe rolin e Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe gjatë konflikteve të armatosura.