Shënimi i Ditës botërore e luftës kundër tuberkulozit
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me rekomandimet e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, i bashkohet shënimit të 24 Marsit – Ditës Botërore e luftës kundër Tuberkulozit (TB) me moton: “Po! Ne mund t’i japim fund TB-së”.
Çdo ditë, mbi 4000 njerëz vdesin nga tuberkulozi dhe afro 30000 njerëz preken nga kjo sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme. Tuberkulozi prek kryesisht të rriturit në vitet më produktive e tyre të jetës. Megjithatë, të gjitha grupmoshat janë në rrezik.
Për t’iu bashkuar përpjekjeve globale për t’i dhënë fund epidemisë globale të tuberkulozit, organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit do të ndajnë postera dhe postime në mediat sociale për rëndësinë e parandalimit në kohë dhe diagnostikimit të hershëm të tuberkulozit.