Shënimi i Ditës botërore për luftë kundër tuberkulozit – 24 mars 2024
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me rekomandimet e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, i bashkohet shënimit të 24 Marsit – Ditës Botërore kundër Tuberkulozit (TB) me moton: “Po! ne mund t’i japim fund TB”. Në këtë mënyrë, ne duam të rrisim ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë shëndetësore publike, ndikimin social dhe ekonomik të tuberkulozit (TB) dhe të inkurajojmë përshpejtimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund epidemisë globale të TB.
Çdo ditë, mbi 4,000 njerëz vdesin nga TBC dhe afro 30,000 njerëz sëmuren nga kjo sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme. Tuberkulozi prek kryesisht të rriturit në vitet e tyre të jetës. Megjithatë, të gjitha grupmoshat janë në rrezik.
Organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit do të organizojnë punëtori edukative për grupe të ndryshme të synuara dhe do të ndajnë postera dhe postime në rrjetet sociale për rëndësinë e parandalimit në kohë dhe diagnostikimit të hershëm të tuberkulozit.