Shënimi i Javës së Luftës kundër HIV/AIDS (01 – 07 dhjetor 2024)
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën 1-7 dhjetor 2024, sipas kalendarit të aktiviteteve tradicionale, do ta shënojë Javën e luftës kundër HIV/AIDS-it, nën moton “Së bashku në luftë kundër HIV/AIDS”.
HIV mbetet një çështje e rëndësishme shëndetësore globale. Në vitin 2023, u regjistruan 1.3 milionë infeksione të reja me HIV. Shëndeti dhe të drejtat seksuale janë thelbësore për arritjen e të drejtave të njeriut, shëndetit të mirë dhe mirëqenies së përgjithshme, veçanërisht për njerëzit që jetojnë me HIV ose në rrezik të infektimit me HIV.
Në kuadër të javës, organizatat komuale të Kryqit të Kuq do të ndërmarrin aktivitete për të kontribuar së bashku në ngritjen e vetëdijes publike tek të rinjtë duke organizuar punëtori edukative për bashkëmoshatarët në shkollat e mesme, duke realizuar video të shkurtra edukative me mesazhe për parandalimin e infektimit me HIV, ndarja e informacioneve dhe posterave në mediat sociale dhe aktivitete të tjera.