Shënimi i Javës së Luftës kundër tuberkulozit (14-21 shtator)
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 14 – 21 shtator të vitit 2021 do ta shënojë Javën e luftës kundër tuberkulozit. Në këtë mënyrë dëshirojmë ta ngrisim vetëdijen publike për rëndësinë e shëndetit të përgjithshëm, ndikimin social dhe ekonomik të tuberkulozit (TB) dhe ta nxisim përshpejtimin e orvatjeve për ti dhënë fund epidemisë globale të TB.
Edhe përskaj përparimit të dukshëm gjatë dekadave të fundit, për çdo ditë mbi 400 njerëz humbin jetën nga TB, ndërsa 30 000 njerëz sëmuren nga kjo sëmundje e sila mund të parandalohet dhe shërohet. Paraqitja e tuberkulozit rezistent në ilaçe paraqet rrezik të madh për shëndetin dhe rrezik për përfitimet e fituara nga tentimet që t’i jepet fund TB.
Kur ndonjë person zhvillon sëmundje aktive të TB, simptomat si (ethe, kollitje, djersitje gjatë natës apo humbje të peshës) mund të jenë lehtë të pa hetueshme edhe gjatë disa muajve.
Njerëzit me TB aktive mund të infektojnë 5 – 15 njerëz nëpërmjet kontaktit të afërt gjatë një viti. Pa trajtim adekuat, 45% e personave HIV negativ me TB mesatarisht dhe pothuajse të gjithë personat me HIV pozitiv do të rezultojnë me vdekshmëri.
Motoja e sivjetme për shënimin e Javës së luftës kundër tuberkulozit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut është: Është koha për botë pa tuberkulozë!