26 Maj, 2017

PUNËTORI PËR EDUKIMIN E MOTIVUESVE PËR DHURIMIN VULLNETAR TË GJAKUT

Punëtoria është mbajtur në periudhën nga 19-21 maji i vitit 2017 në Strugë – hoteli “Solferino” me pjesëmarrjen e 23 pjesëmarrësve: përfaqësues të Kryqi të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizatat komunal: G. Baba, K. Voda, Çairi, Qendra, Karposhi, Koçana, Negotina, Velesi, Tetova, Gostivari, Strumica, Struga, Kumanova, Kavadari, Ohri dhe Manastiri, përfaqësues të Klubit të dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit (kryetarët e organizatave komunale të Kryqit të kuq në Rafinerinë OKTA, NPT Shkup, SPIM, Alkaloid), Qendra ditore e dhurimit të gjakut dhe përfaqësues të ARM-së. Në këtë punëtori janë përpunuar këto tema: Dhurimi i gjakut në RM dhe Strategjia e dhurimit të gjakut 2017-2020, Ekipi i koordinimit dhe i punës së Qendrës ditore për dhurimin e gjakut, Gjaku dhe elementet e gjakut, Format e organizimit të dhurimit të gjakut – Klubi 25 dhe Klubi i dhuruesve të gjakut, Transferimi i përvojave dhe shembujve pozitivë të dhurimit vullnetar të gjakut nga vendet e tjera, Aspektet psikologjike të dhurimit të gjakut – me theks të veçantë në promovimin e barabarësisë dhe respektimit të dallueshmërisë (veprimi jo diskriminues, stereotipat dhe paragjykimet), komunikimi, llojet e komunikimit, pengesat në komunikim, faktorët dhe ndjenjat e komunikimit efektiv, procesi i të dëgjuarit aktiv dhe aspektet e ekipit dhe punës ekipore. Struktura e pjesëmarrësve në këtë punëtori mundësoi këmbimin e përvojave dhe shembujve praktikë të mjediseve të ndryshme, në organizata dhe institucione dhe ndryshme dhe ndërtimi i miqësive të reja që do të jenë mbështetje në punën e tyre të mëtejshme si motivues. Në fund të punëtorisë përmes pyetjeve të kuizit është bërë kontrollimi i njohurive të pjesëmarrësve për përmbajtjet e programit të trajnimit. Në këtë punëtori pjesëmarrësit patën mundësinë për të marrë informata dhe për të këmbyer përvoja me përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Bavarisë – Gjermani. Në fund të punëtorisë përmes procesit të evalvimit të gjithë pjesëmarrësit këmbyen mendimet, përshtypjet dhe sugjestionet e tyre për punëtorinë dhe në përgjithësi për avancimin e dhurimit të gjakut.

< kthehu mbrapa