Takim me drejtorët e Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për përgatitjet për procesin “Transformimi 28”.
Me datë 20.04.2022 në ambientet e Qendrës për Përgatitje dhe Reagim ndaj Fatkeqësive të KKRMV-së u mbajt takim pune i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV-së d-r. Sait Saiti dhe përfaqësuesve të shërbimit profesional, me drejtorin Stojançe Angelov dhe me personat përgjegjës për koordinimin e programeve të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, dhe drejtori d-r. Bekim Maksuti dhe personat përgjegjës për koordinimin e programeve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Takimi u mbajt me qëllim prezantimin e përgatitjeve për procesin e Transformimit 28 dhe përcaktimin e fushave në proces që duhet të korrespondojnë me nevojat dhe mundësitë lokale, duke pasur parasysh rolin mbështetës të Kryqit të Kuq të RMV ndaj autoriteteve në vend dhe praktikat pozitive të deritanishme dhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore. Drejtorët e QMK-së dhe DMSH-së prezantuan pikëpamjet mbi rolin e Kryqit të Kuq të RMV në të vetmin sistem në vend për reagim ndaj fatkeqësive dhe planet e tyre strategjike për vitet e ardhshme me theks në fushat ku shohin bashkëpunimin me Kryqin e Kuq. Pas përgatitjes së draft-dokumentit për “Transformacioni 28”, ai do të ndahet me institucionet dhe do të ketë rikonsultime për fusha specifike, për të zhvilluar qasje konkrete, relevante, të koordinuara dhe cilësore për transformimin.