Takim me koordinatorët lokalë të shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpi
Më 6 mars 2024, në Kryqin e Kuq të RMV u mbajt takim me koordinatorët lokal të shërbimit social për ndihmë dhe kujdes në shtëpi, nga 12 organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit. Qëllimi ishte rishikimi i problematikave aktuale lidhur me ofrimin e shërbimit, i cili u ofrohet gjithsej 740 të moshuarve në kushte shtëpie, nga 250 kujdestarë. Kujdestarët janë të pajisur me aftësi dhe kompetenca për të ofruar shërbime bazë shëndetësore dhe sociale në kushte shtëpie për personat që për shkak të moshës, sëmundjeve kronike dhe arsyeve të tjera të cilët janë në gjendje dobësie dhe paaftësie për t’u kujdesur për veten. Shërbimi ofrohet pa pagesë për përdoruesit, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.