Takim me kryetarin e Kryqit të Kuq të RMV dhe shefin e zyrës së OBSH për RMV
Sot, më 28 nëntor 2024, në Shkup, kryetari i Kryqit të Kuq të RMV, prof. Dr. Romel Velev pati një takim me përfaqësuesin e sapoemëruar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shef të zyrës në RMV, Dr.Akim Ali.
Në takim, kryetari i Kryqit të Kuq të RMV -së informoi për rolin e Kryqit të Kuq si asistent i institucioneve qeveritare në ballafaqimin me gjendjen aktuale shëndetësore në vend dhe mundësitë e ardhshme për bashkëpunim.
Dr. Akim Ali njohu rëndësinë e veprimit të Kryqit të Kuq në drejtim të parandalimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës për sfidat aktuale shëndetësore, me theks të veçantë në ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndet, dhe në të njëjtën kohë theksoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e OBSH-së me Kryqin e Kuq RMV.