11 Nëntor, 2024

Takim pune i diseminatorëve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Më 06.11.2024 është mbajtur takimi punues i diseminatorëve nga 14 organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe dy përfaqësues të shërbimit profesional nga zyra qendrore e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i takimit të punës ishte të diskutohet për gjendjen aktuale dhe aktivitetet e shoqatës nacionale në fushën e përhapjes, promovimit të vlerave humane dhe aktiviteteve në vitin 2025 që duhet t’i ndërmarrë Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut për promovimin e lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës para grupeve të ndryshme të synuara në vend, veçanërisht para rinisë studentore dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që kanë një rol të përgjegjshëm shoqëror në promovimin dhe përhapjen e vlerave humane.

Në takimin e punës u diskutuan mënyra të reja të promovimit të vlerave humane në përputhje me kuadrin e iniciuar të zhvillimit të KKRMV “Transformimi 28”, modulet e reja të shpërndarjes për lëvizjen, si dhe një pasqyrë e materialeve ekzistuese për përgatitje dhe ndihmë ndaj diseminatorëve.

Takimi i punës rezultoi në disa konkluzione rreth aktiviteteve që duhet të ndërmerren në baza afatshkurtër dhe afatmesëm.

< kthehu mbrapa