10 Maj, 2022

Takim pune me profesorë universitar për procesin “Transformimi 28”

Me datë 10.05.2022 në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim pune i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV d-r. Sait Saiti dhe profesorëve universitar nga fusha shkencore të cilët janë me interes për punën e organizatës tonë.

Takimi kishte për qëllim procesin tashmë të nisur participativ dhe konsultativ të përcaktimit të synimeve transformuese të procesit “Transformimi 28”. Duke pasur parasysh rolin e shkencës në monitorimin e situatës aktuale dhe dhënien e sugjerimeve për përmirësimin e tyre, Kryqi i Kuq i RMV e shprehi ambicien e tij për bashkimin e shkencës me misionin e organizatës për të maksimizuar rezultatet e operacioneve.

Një nga konkluzionet kryesore nga takimi është krijimi i një platforme për bashkëpunim të përbashkët ndërmjet Kryqit të Kuq të RMV-së dhe institucioneve të arsimit të lartë.

< kthehu mbrapa