31 Korrik, 2024

Takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Sait Saiti me Kryetarin e Kryqit të Kuq Grek Antonios Avgerinos

Sot në Athinë, në ambientet e Kryqit të Kuq Grek, u zhvillua takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV, d-r Sait Saiti, dhe Kryetarit të Kryqit të Kuq Grek, z. Antonios Avgerinos. Takimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht të këndshme ku u konfirmua bashkëpunimi i mirë i deritanishëm, por u theksua edhe potenciali i madh për bashkëpunim në të ardhmen. U ra dakord që sa më shpejt të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy shoqatave kombëtare, u theksua nevoja e shkëmbimit të praktikave dhe përvojave si dhe nevoja për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta për aplikimin e projekteve të përbashkëta me theks të veçantë në projektet e financuara nga BE. Të dy bashkëbiseduesit konkluduan se mundësitë e humbura të mundshme përmes një bashkëpunimi të fokusuar mund të kompensohen dhe të kthehen në efekte pozitive humanitare. U konstatua se Kryqi i Kuq, pra dy shoqatat kombëtare, mund të jenë një katalizator i mirë dhe të kontribuojnë në përmirësimin cilësor të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari pranoi ftesën për të vizituar sa më parë shoqërinë tonë kombëtare.

< kthehu mbrapa