25 Korrik, 2024
Takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Saiti me Ministren Janevska
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r Sait Saiti, u takua me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Prof. d-r Vesna Janevska.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes Kryqit të Kuq dhe ministrisë dhe humanizmin e shoqërisë, i cili është i lidhur ngushtë me sistemin arsimor.
Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit të krijuar, duke zgjeruar hapësirën e projekteve të përbashkëta, të cilat do të japin një kontribut të madh në zhvillimin e duhur të çdo individi që në moshë më të hershme.