13 Dhjetor, 2017

TAKIMI I PARTNERITETIT, 13.12.2017

I nderuar z. Suhejl Fazliu, minister i vetëqeverisjes lokale

Të nderuar të pranishëm te sektorit korporativ,

Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për praninë Tuaj në Takimin e Partneritetit të organizuar nga Kryqi i kuq i RM-së për herë të tetë. Falënderim i veçantë për sponsorin e kësaj ngjarje Pivara Shkup, kompani me të cilën Kryqi i kuq ka bashkëpunim dhe mbështetje afatgjate në zbatimin e aktiviteteve humanitare të Kryqit të kuq.

Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje të rëndësishme është avancimi i vlerave humanitare të Kryqit të kuq për nxitjen e partneriteteve strategjike për zbatimin e programeve të përbashkëta të dobishme shoqërore për përmirësimin e cilësisë së jetës së popullatës së prekshme.

Bashkëpunimi me institucionet qeveritare, shoqërinë civile, organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare, odat tregtare, si dhe bashkëpunimi me sektorin e korporatave, është një nga prioritetet kryesore të Kryqit të kuq, i cili kontribuon në veprimet e partneritetit dhe ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta për të kapërcyer problemet me të cilat ballafaqohet popullsia në komunitete.

Një bashkëpunim i tillë ka kontribuar në realizimin e një numri projektesh të mbështetura nga institucionet qeveritare dhe sektori i biznesit, të cilat kanë përfshirë një numër të madh të grupeve të caktuara të popullatës të prekshme. Me realizimin e këtyre projekteve, Kryqi i kuq kontribuoi në inkurajimin e përgjegjësisë sociale të kompanive për të investuar në përmirësimin e jetës së komunitetit.

Gjatë viteve të fundit kemi pasur privilegjin për të bashkëpunuar dhe për të zbatuar iniciativa të përbashkëta me më shumë se tridhjetë kompani të mëdha, që na ka mundësuar për të ndihmuar çdo vit më shumë se dhjetë mijë përdorues të shërbimit, të cilët marrin shërbime nga organizata jonë si grupe qëllimore të prekshme.

Sot, rëndësia e mbështetjes së korporatave në shoqatën nacionale është gjithnjë e më e rëndësishme dhe tenton të rritet, pasi sektori i korporatave investon në programet e përgjegjësisë sociale të korporatave dhe kërkon organizata dhe marka të forta partnere. Megjithatë, trendi është që kompanitë përveç përkrahjes financiare të iniciativave të projektit, ndajnë ekspertiza dhe inkurajojnë punonjësit për të qenë vullnetarë. Kjo, nga ana tjetër, kontribuon në vlerën e shtuar në zbatimin e një numri projektesh të Kryqit të kuq me pjesëmarrjen aktive të punonjësve të kompanive, gjë që rrit ndërgjegjësimin e punonjësve si dhe familjeve të tyre për nevojën për të investuar në përmirësimin e jetës në komunitet, si konfirmim për përgjegjësinë e tyre sociale.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ka potencial të rritet në këtë fushë, sepse mundësitë e partneritetit që plotësojnë këto parametra mund të krijohen për pothuajse të gjitha temat dhe grupet qëllimore. Duke pasur parasysh këtë, Kryqi i kuq vazhdimisht investon në përmirësimin e kapaciteteve të tij për të koordinuar, monitoruar, zbatuar dhe vlerësuar iniciativat e përbashkëta me partnerët.

Ndarja e njohurive dhe burimet dhe kontributi i përvojave të Kryqit të Kuq dhe partnerëve inkurajojnë zhvillimin e zgjidhjeve inovative që krijojnë mundësi ekonomike, krijojnë metoda efikase të punës dhe avancojnë vizionin strategjik për bashkëpunim.

Mund të theksohet se bashkëpunimi mes Kryqit të kuq dhe partnerëve kontribuon për të kuptuar më mirë problemet me të cilat ballafaqohet popullsia në komunitetet, të ofrojnë qasje më të mirë në zgjidhje dhe të regjistrojnë rezultate konkrete.

Si në çdo marrëdhënie me partnerët, transparenca dhe përgjegjësia janë bazë për kultivimin e marrëdhënieve dhe forcimin e lidhjeve të ndërsjella. Në këtë drejtim, Kryqi i kuq i RM-së në veçanti thekson transparencën dhe llogaridhënien ndaj partnerëve dhe publikut për çdo mbështetje të ofruar.

E gjithë kjo është një konfirmim i qasjes serioze ndaj partneritetit dhe ndërtimit të besimit ndaj partnerëve dhe grupeve qëllimore, që jep një nxitje për të krijuar përvoja të reja për investim të përbashkët në komunitete.

Të respektuar,

Më lejoni, me këtë rast, t’i falënderoj institucionet qeveritare për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të deritashme në realizimin e aktiviteteve të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, si dhe për përfshirjen e Organizatës në krijimin, monitorimin dhe zbatimin e strategjive nacionale me interes për qytetarët për përfshirjen e tyre në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Gjithashtu falënderim për odat tregtare të vendit që përfaqësojnë një urë për bashkimin e iniciativave humanitare të Kryqit të Kuq me mundësitë e ofruara nga sektori i biznesit për të përmirësuar jetën e popullatës në komunitete. Shpresojmë që ky bashkëpunim do të vazhdojë, do të thellohet dhe do të forcohet.

Një falënderim i madh për kompanitë që siguruan mbështetje për implementimin e projekteve dhe aktiviteteve programore të Kryqit të Kuq, si kompani që njohin përgjegjësinë sociale si një nga përcaktimet e tyre strategjike në biznesin e tyre, të cilat shpresojmë se do të vazhdojnë dhe zhvillohen në të ardhmen.

Më lejoni në fund t’ju falënderoj për praninë Tuaj dhe njëherësh të shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm të partneritetit me Kryqin e kuq. Shpresoj që kjo ngjarje të nxisë interesin për partneritete dhe mundësi të reja për mbështetjen e projekteve për një kontribut të përbashkët shoqëror.

< kthehu mbrapa