Thirrje për paraqitjen e pjesëmarrëseve për të marrë pjesë në trajnimin të kujdestareve për ofrimin e kujdesit për personat e moshuar
Në kuadër të Projektit “Krijimi i mundësive të reja për punësimin e grave”, implementimi i të cilit është bërë nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në partneritet me Shoqatën Humanost, Shkup dhe Kryqin e kuq të Austrisë, dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit Operativ për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 2007-2013 (komponenti 4 i IPA-s), është shpallur
THIRRJE PËR PARAQITJEN E PJESËMARRËSEVE
për të marrë pjesë në trajnimin 4-mujor të kujdestareve për ofrimin e kujdesit për personat e moshuar dhe të pafuqishëm dhe 2 muaj përvojë praktike në kushte shtëpiake (shërbime pilot)
Qëllimi i Projekti është për të rritur integrimin e grave afatgjatë të papuna mbi moshën 40-vjeç në tregun e punës dhe për të kontribuuar dhe verifikuar Programin e trajnimit për kujdestare për personat e moshuar dhe të pafuqishëm, si dhe për të zhvilluar njohuritë dhe shkathtësitë tek gratë afatgjatë të papuna për të siguruar shërbime të lëvizshme sociale për personat e moshuar.
Ne ftojmë të gjithë personat e interesuar në territorin e qytetit të Shkupit dhe komunat e tij për t’u paraqitur, të cilët i përmbushin këto kritere:
- gra mbi moshën 40-vjeç,
- gra afatgjatë të papuna (mbi 1 vit),
- së paku arsim fillor
Në kuadër të aktiviteteve të Projektit është parashikuar të jenë 40 gra. Gratë e zgjedhura është parashikuar që të ndjekin një trajnim teorik të grave për kujdestare për personat e moshuar dhe të pafuqishëm, në kohëzgjatje prej 4 muajsh në periudhën qershor-shtator të vitit 2017 dhe për të marrë një përvojë praktike në kushte shtëpiake (shërbime pilot) prej 2 muajsh në periudhën tetor-nëntor të vitit 2017.
Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrëset e trajnimeve do të marrin një certifikatë të verifikuar si kujdestare për personat e moshuar dhe të pafuqishëm, e cila do t’u ndihmojë në punësimin e tyre të mëtejmë.
Shpenzimet e transportit dhe ushqimit gjatë trajnimit teorik dhe përvojës praktike në kushte shtëpiake (shërbimet pilot), do të mbulohen nga ana e organizatorit.
Të gjitha gratë afatgjatë të papuna që janë të interesuara për të marrë pjesë në këtë trajnim, mund të plotësojnë pyetësorin për pjesëmarrje që i është bashkëngjitur kësaj thirrjeje dhe ta dorëzojnë atë më së voni deri më 03.04.2017, me shënimin “Aplikimi për trajnimin e kujdestareve” në këtë adresë të e-maili-t: skopje.mladi@redcross.org.mk.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit do të zhvillojë një proces transparent të përzgjedhjes, dhe kandidatet e përzgjedhura në listën e ngushtë do të thirren për intervistë.
Për të gjitha informacionet shtesë mund të drejtoheni në telefonin e mëposhtëm të kontaktit:
02 3 139 578 – Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit.