24 Tetor, 2024

Trajnim për mbështetje në para të gatshme dhe vauçerë, 14 – 17 tetor, Sutomore

Në periudhën 14-17 tetor 2024, në “Shtëpinë e Solidaritetit” në Sutomore, Mali i Zi, u mbajt një trajnim ndërkombëtar për Mbështetjen në Para të gatshme dhe Vauçerë – Niveli I. Trajnimi u mbajt me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Delegacioni i Zyrës së Klusterit të FNKKGJK për Evropën Qendrore dhe Juglindore, ndërsa Kryqi i Kuq i Malit të Zi ishte bashkëpritës.

Në trajnim morën pjesë 20 pjesëmarrës. Përveç dy përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të RMV, pjesëmarrës ishin edhe nga Shoqatat Kombëtare të Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë, Ukrainës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Suedisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë. Moderatorë të trajnimit ishin delegatë me përvojë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, si dhe Zyra e Klusterit të FNKKGJK për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Qëllimi i këtij trajnimi është t’i ofrojë stafit të Lëvizjes njohuritë dhe kapacitetet e duhura për të kuptuar rolin e tyre në zbatimin e Asistencës në Para të gatshme dhe Vauçerë dhe për të fituar aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për ta bërë këtë për rritjen e efektivitetit, efikasitetit dhe cilësisë së programit. Trajnimi mbuloi, ndër të tjera, modalitetet dhe mekanizmat e shpërndarjes së parave të gatshme, si dhe forcimin e të kuptuarit ndërsektorial të të gjitha funksioneve të përfshira në Mbështetjen e parave të gatshme dhe vauçerëve dhe ndarjen e praktikave më të mira ndërmjet ekipeve.

Në trajnim foli edhe Sekretarja e Përgjithshme e Kryqit të Kuq të Malit të Zi, znj. Jelena Dubak, e cila shfrytëzoi rastin për të përshëndetur të pranishmit dhe moderatoret, për t’iu uruar punë të suksesshme me shpresën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm të përbashkët, shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të bashkëpunimin reciprok për përmbushjen e misionit të përbashkët humanitar.

< kthehu mbrapa