Trajnim për Ndihmë të parë psikologjike nëpërmjet linjave telefonike për shëndet mendor dhe përkrahje psiko-sociale
Në periudhën prej 27 deri më 28 shkurt 2024, pjesëmarrës nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte pjesë e trajnimit interaktiv në Beograd, me temë Ndihma e parë psikologjike përmes linjave telefonike për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale.
Trajnimi u organizua si pjesë e projektit “Forcimi i rezistencës së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë COVID-19 dhe fatkeqësive të ardhshme” i mbështetur nga Bashkimi Evropian, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kryqi i Kuq Austriak.
Pjesë e trajnimit ishin pjesëmarrës nga Kryqi i Kuq i Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë.
Trajnimi u bazua në manualin e IFRC PS Supportive Voices. Udhëzues për ngritjen dhe funksionimin e linjave ndihmëse të shëndetit mendor dhe të mbështetjes psiko-sociale dhe materialeve përkatëse sipas programit të trajnimit.