Trajnim për trajnues – Ndihma e parë psikologjike
Në periudhën nga 29 maji deri më 2 qershor 2023, katër pjesëmarrës nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin pjesë e Trajnimit interaktiv të trajnuesve (ToT) për Ndihmën e Parë Psikologjike (NPP), organizuar nga Qendra Referenciale për përkrahje psikosociale e FNKK dhe Delegacioni i grupit të vendeve të FNKK në Evropën Qendrore dhe Juglindore, të organizuar nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi, me temë: Ngritja e Kapaciteteve dhe Zhvillimi i Programit Shëndeti Mendor dhe Mbështetja Psiko-Sociale. Qëllimi i përgjithshëm ishte të mbështeste Shoqatat Kombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore për të përmirësuar kapacitetet e tyre për të mbështetur njerëzit e prekur nga Konflikti i Armatosur Ndërkombëtar në Ukrainë. Trajnimi u drejtua nga një ligjerues nga Qendra Referenciale për Mbështetje Psiko-Sociale. Pjesëmarrësit kanë zhvilluar më tej aftësitë e ndihmës së parë psikologjike, të përshtatura me nevojat aktuale të personave të zhvendosur dhe personave të tjerë vulnerabël, dhe do të jenë në gjendje të trajnojnë stafin dhe vullnetarët në shoqatat e tyre kombëtare përkatëse mbi temat e mbuluara nga trajnimi. Temat kryesore të trajnimit ishin: Ndihma e parë psikologjike si aftësi në kontekstin e MHPSS në komunitet, Qasje ndaj ndihmës së parë psikologjike në kontekste që lidhen me zhvendosjen, Sigurimi i ndihmës së parë psikologjike bazuar në rastet e vetë pjesëmarrësve, Parimet themelore të ndërhyrjeve të komunitetit të lidhura me ndihmën e parë psikologjike, Stresi dhe reagimet që lidhen me zhvendosjen, Humbja dhe pikëllimi dhe ndihma e parë psikologjike, Një qasje e informuar për traumën ndaj ndihmës së parë psikologjike, Kuptimi i traumës transgjenerative në zhvendosje dhe konflikte të armatosura, Parimet e mësimit të të rriturve, sistemet e mbështetjes së bashkëmoshatarëve dhe reagime të sigurta, Shtresat në bisedë dhe si t’i integrojmë ato në ndihmën e parë psikologjike, dhe Ndërgjegjësimi për nevojën dhe rëndësinë e kujdesit për veten kur ndihmohen të tjerët.