Trajnim për trajnues për vlerësimin e mjerushmërisë dhe kapaciteteve
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me përkrahjen e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – Budapest, në periudhën prej 12 – 16.11.2024 në Qendrën për kuadro dhe rekreacion “Solferino” në Strugë organizoi trajnim për trajnues për vlerësimin e mjerueshmërisë dhe kapaciteteve.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqi i Kuq i Gjermanisë, Kryqi i Kuq i Bullgarisë, Kryqi i Kuq i Armenisë, Kryqi i Kuq i Kroacisë, Kryqi i Kuq i Gjeorgjisë dhe Kryqi i Kuq i Serbisë, si dhe përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Trajnimi kishte për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të trajnuesve për vlerësimin e cenueshmërisë dhe kapacitetet e komuniteteve, në mënyrë që të përmirësohet gatishmëria për përballimin e fatkeqësive. Në kuadër të trajnimit, pjesëmarrësit u trajnuan për përdorimin e mjeteve të vlerësimit që mundësojnë perceptimin e ekspozimit të njerëzve ndaj rreziqeve dhe kapacitetet e tyre për t’u përballur dhe rikuperuar nga fatkeqësitë.
Në kuadër të komponentit praktik të trajnimit, pjesëmarrësit realizuan një vlerësim në terren në Komunën e Ohrit, ku u ndanë në katër grupe. Ata zhvilluan takime pune me institucione të ndryshme lokale: përfaqësues të Komunës së Ohrit dhe persona përgjegjës për menaxhim me kriza, ndërmarrje publike, si Ujësjellësi dhe Ndërtimtari e ulët, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Qendra për Shëndet Publik, Qendra për Punë Sociale, Sektori për Turizëm dhe zhvillim ekonomik lokal, përfaqësues të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq të Ohrit.