1 Nëntor, 2024

U mbajt Konferenca e 34-të ndërkombëtare

28-31 tetor 2024, në Gjenevë u mbajt Konferenca e 34-të Ndërkombëtare e Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ku 177 nga gjithsej 191 Shoqëritë kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ku morrën pjesë përfaqësues të FNKK-së dhe KNKK-së, përfaqësues të Shtetet nënshkruese të Konventave të Gjenevës, si dhe përfaqësues të një numri të madh organizatash ndërkombëtare, donatorë dhe mbështetës, ose gjithsej 2200 persona.

Nëpërmjet disa seancave plenare dhe seancave në grupe më të vogla, u miratuan rezoluta për ndërtimin e një kulture botërore të respektit për DNH-në, respektimin e Parimeve Bazë në përgjigjen ndaj nevojave dhe rreziqeve humanitare dhe për të mundësuar aktivitete të qëndrueshme të udhëhequra në nivel lokal.

Nga Kryqi i Kuq i RMV-së, në konferencë mori pjesë kryetari Prof. Romel Velev, dhe Vlladimir Vukeliq nga shërbimi ekspert i zyrës qendrore, ndërsa në emër të shtetit morën pjesë ambasadorja e Misionit të Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, znj. Teuta Agai-Demjaha dhe Aleksandar Trajkovski – sekretar.

< kthehu mbrapa